Qytetarët po vazhdojnë të përballen me pritje dhe kolona të gjata nëpër kufijtë e Kosovës.
Mërgimtarët janë duke u përballur me kolona dhe pritje të gjata nëpër kufijtë e Kosovës tash e sa kohë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me fluksin nëpër pikat kufitare.
Sipas kësaj qendre, pritjet më të mëdha jën në Merdare dhe te Dheu i Bardhë.
Në pikën kufitare Merdare, qytetarët janë duke pritur deri në 4 orë në dalje të Kosovës, kurse kolona ka arritur deri në 2 kilometra e gjysmë, shkruan lajmi.net.
Edhe në hyrje të Kosovës në këtë pikë kufitare ka kolonë.
Sipas të dhënave, qytetarët në Merdare janë duke pritur përreth tre orë, saktësisht 160 minuta, ndërsa kolona ka arritur deri ne 240 metra.
Po ashtu edhe te Dheu i Bardhë ka kolonë, shkruan më tutje lajmi.net.
Në hyrje të Kosovës në këtë pikë kufitare pritja është maksimumi 20 minuta, kurse në dalje të Kosovës, pritja është deri në një orë kurse kolona ka arritur në 200 metra.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, nëpër të gjitha pikat tjera kufitare pritja nuk është më shumë se 15 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës. /