Katër vende në KS-OKB dhe Shqipëria thirrje Izraelit lidhur me vendbanimet ilegale në Palestinë

Tri vende të Bashkimit Evropian (BE) në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), Franca, Irlanda dhe Estonia, si dhe Norvegjia, i bënë thirrje Izraelit të ndalojë aktivitetet e paligjshme të ndërtimit të vendbanimeve kolone në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Franca, Irlanda, Estonia, Norvegjia, si dhe Shqipëria, e cila do t’i bashkohet këshillit vitin e ardhshëm, lëshuan një deklaratë të përbashkët duke kritikuar vendbanimet ilegale të Izraelit në Palestinë.

Deklarata i bëri thirrje Izraelit të ndalojë planet për të ndërtuar më shumë se 3.000 rezidenca ilegale në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, duke përfshirë rajonin E1 dhe Givat Hamatos, duke theksuar se vendbanimet janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe pengojnë zgjidhjen me dy shtete.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se Ministria izraelite e Mbrojtjes është seriozisht e shqetësuar për shpalljen e gjashtë organizatave palestineze të të drejtave të njeriut si grupe terroriste. /aa