Katër vjet burgim, 10 mijë euro gjobë ndaj ferizajasit që shpërndante substanca narkotike

Gjykata Themelore në Ferizja e ka dënuar me katër vjet burgim, 10 mijë euro gjobë dhe konfiskim të automjetit, një të akuzuar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge”.

Sipas Gjykatës, të akuzuarit në mënyrë të përhershme i është konfiskuar automjeti Golf VII, i cili i dorëzohet Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar; konfiskohet në mënyrë të përhershme substanca narkotike e llojit heroine në sasi prej 71 gram dhe dy paketime me substance heroine me peshe 635.1 gram, një paketim e substancës narkotike e llojit heroine me peshe 314 gram si dhe konfiskohet shuma e të hollave prej dyqindenjëzetepesë euro e njëzetepesë cent (225.25), dy (2) telefona të markës Iphon 5X dhe Iphone 6, dy (2) telefona të thjeshte Alcatel dhe një (1) peshore digjitale.

Komunikata e plotë:

Katër (4) vjet burgim, 10.000 euro gjobë dhe konfiskim i automjetit ndaj R.M.

Ferizaj, 15 prill 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit R.M.. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për shkak ë veprës penale të kryer në vazhdim blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikeve, substance psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kryetarja e trupit gjykues e Departamentit për Krime të Rënda – Kadrije Goga – Lubishtani, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, të pandehurin R.M. për veprën penale si në aktakuzë e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej dhjetëmijë (10.000.00) euro.

Përmes këtij aktgjykimi konfiskohet në mënyrë të përhershme automjeti Golf VII, i cili i dorëzohet Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar; konfiskohet në mënyrë të përhershme substanca narkotike e llojit heroine në sasi prej 71 gram dhe dy paketime me substance heroine me peshe 635.1 gram, një paketim e substancës narkotike e llojit heroine me peshe 314 gram si dhe konfiskohet shuma e të

hollave prej dyqindenjëzetepesë euro e njëzetepesë cent (225.25), dy (2) telefona të markës Iphon 5X dhe Iphone 6, dy (2) telefona të thjeshte Alcatel dhe një (1) peshore digjitale.

I pandehuri R.M. akuzohet se nga muaji janar 2020 deri më 9 tetor 2020, në territorin e komunës së Ferizajt dhe në fshatin Pozhoran – Komuna e Vitisë, në vazhdimësi pa autorizim ka shpërndare, shitur dhe transportuar substance apo preparate të cilat janë shpall me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që gjatë zbatimit të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, është konstatuar se i njëjti për një periudhe të gjate kohore, ka furnizuar me substance narkotike të llojit heroine të pandehurit G.H; Xh.F dhe B.I., ndërsa më 09.10.2020 pas marrëveshjes paraprake përmes telefonit me të pandehurin B.R. lidhur me shitblerjen e substancës narkotike, i njëjti nga njësia e DHTN-së, kapet në flagrance në dalje të fshatit Pozhoran dhe gjatë kontrollit në veturën e tij në pjesën e sipërme të timonit është gjetur dhe sekuestruar një paketim me shirit ngjitës me ngjyrë të zezë e mbushur me substance narkotike të llojit heroine në sasi prej 71 gram dhe një peshore digjitale, ndërsa me rastin e bastisjes dhe kontrollit në shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të të pandehurit, janë gjetur dhe sekuestruar dy paketime me substance narkotike të llojit heroine me peshe 635.1 gram dhe një paketim me peshë 314.2 gram të cilat i njëjti i kishte poseduar me qellim te shpërndarjes, shitjes, ose ofrimit për shitje, ndërsa pas ekzaminimit ka rezultuar se i njëjti ka poseduar në total 292.5 gram substance narkotike të llojit heroine, ndërsa pjesa tjetër prej 595.17 gram përmban acetum minofen dhe kafeine.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.