Kazakistani rrit në 99 për qind pjesën e tij në kompleksin hapësinor që do të ndërtohet me Rusinë

Asambleja e Kazakistanit miratoi projektligjin, i cili parashikon rritjen e pjesës së tij në 99 për qind në projektin e kompleksit hapësinor “Bayterek”, i cili do të ndërtohet me Rusinë në bazën hapësinore “Baikonur” dhe planifikohet të jetë aktive në vitin 2023, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në seancën plenare javore të mbajtur në Asamblenë e Kazakistanit është miratuar projektligji që parashikon shtimin e disa neneve në marrëveshjen për ndërtimin e kompleksit hapësinor “Bayterek” në Cosmodrome Baikonur të nënshkruar në vitin 2004 mes Kazakistanit dhe Rusisë.

Sipas kësaj pjesa e palës kazake në kompleksin hapësinor “Bayterek”, i cili do të ndërtohet së bashku me Rusinë në bazën hapësinore “Baikonur”, është rritur në 99 për qind.

Gjithashtu deri në vitin 2036 pala ruse do të jetë e detyruar të sigurojë lëshimin e raketave bartëse Soyuz-5 nga kompleksi hapësinor “Bayterek” në hapësirë.

Raketat e gjeneratës së re bartëse Soyuz-5 do të dërgohen në hapësirë ​​nga “Bayterek”, ku ceremonia e parë e fluturimit është planifikuar në vitin 2023. /aa