Ballina Lajmet Kosovë Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e...

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve – do të punohet edhe të shtunave

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka marr vendim që të gjitha Qendrat për pajisje me dokumente, gjatë ditëve të punës të punojnë me orar të zgjatur deri në orën 18:00, si dhe të shtunave deri në orën 16:00.

Po ashtu edhe Drejtorati për Prodhim të dokumenteve, gjatë ditëve të punës do të punojë me dy ndërrime, si dhe të shtunave deri në orën 16:00.

“Ky vendim është marr në mënyrë që të ju lehtësojnë qytetarëve planifikimin e kohës, dhe të zvogëlojë pritjet për pajisje me dokumente personale. Ky vendim për rritjen e orarit, do të zgjasë deri tek një vendim tjetër, për të cilin do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, mbi 167 mijë qytetarë kanë aplikuar për tu pajisur me pasaportë të Kosovës, që nga fillimi i liberalizimit të vizave.

E për të marr një dokument të tillë, ata duhet të presin deri në dy muaj.

Nga MPB-ja nuk kanë treguar nëse fluksi është arsye për vonesa të tilla, por kanë treguar se aplikimet për tu pajisur me pasaportë kosovare janë shtatëfishuar në komunat e banuara me shumicë serbe.

Radha në Qendrën e regjistrimit civil në Prishtinë, për të aplikuar për dokumente është e gjatë, e pritjet janë tërë ditore aty.

Por, përveç pritjes për të kryer aplikimin, qytetarëve të Kosovës u duhet pastaj të presin deri në dy muaj që të pajisen me pasaportë.

Exit mobile version