Ballina Lajmet Kosovë Këshilli i Prindërve – Qeverisë: Ekzekutoni pagat për mësimdhënësit, mos tentoni t’i...

Këshilli i Prindërve – Qeverisë: Ekzekutoni pagat për mësimdhënësit, mos tentoni t’i “disiplinoni” në forma tjera

Këshilli i Prindërve ka bërë kërkesë te Qeveria e Kosovës që pagat për mësimdhënësit për muajin e grevës në shtator të ekzekutohen.

Në një postim në Facebook ata kanë thënë se pagat e mësimdhënësve duhen dhënë, ndërsa thonë se si këshill i prindërve kanë avokuar dhe deklaruar të drejtën kushtetuese dhe njerëzore të fëmijëve për përkujdesje, edukim dhe arsim publik të pamohueshëm.

Ata thonë se kanë kundërshtuar SBASHK-un por nuk janë dakord të krijohet një situatë edhe më e rëndë sesa greva dhe të gjithë ata mësimdhënës të mbesin pa paga.

“Grevat në arsimin e obligueshëm duhet të rregullohen me ligj dhe jo me forma të tjera “disiplinimi”.”, thuhet në reagim.

Ata kanë kërkuar menjëherë ekzekutimin e plotë të pagave për mësimdhënësit pa vonesë, ndërsa kanë kërkuar nga Qeveria që nëse nuk mund të bëjnë më mirë në arsim, të mos bëjnë më keq.

Exit mobile version