Ballina Lajmet Kosovë Këta janë tre personat që mbetën të vdekur nga aksidenti në Prizren

Këta janë tre personat që mbetën të vdekur nga aksidenti në Prizren

Indeksonline raportoi sot për aksidentin tragjik që ndodhi në aksin rrugor Prizren-Zhur, ku pas një përplasje mes kamionit dhe  veturës ‘Golf, mbetën të vdekur tre persona.

Portali raportoi edhe për moshën dhe identitetin e viktimave. Bëhet fjalë për babanë R. Sope 50 vjeç si dhe dy djemtë e tij B. Sope 24 vjeç , dhe L. Sope 22 vjeç.

Më poshtë janë fotografi të tre personave që humbën jetën në këtë aksident, derisa shoferi i kamionit është arrestuar.

Pas kësaj ngjarje, ka reaguar edhe Policia e Kosovës e cila njoftoi se ka vazhduar angazhimin shtesë në kontrollimin e shpejtësisë në autostrada. /Indeksonline/

Exit mobile version