Ballina Lajmet Kosovë KFOR-i largohet nga liqeni i Gazivodës, vazhdojnë patrullimet në veri të vendit

KFOR-i largohet nga liqeni i Gazivodës, vazhdojnë patrullimet në veri të vendit

Ushtarë amerikanë të KFOR-it të cilët për 13 orë qëndruan në fillim të digës së Ujmanit, janë larguar sot nga ajo pjesë.

Kështu të paktën shkruan Radio Televizioni serb, duke i’u referuar raportimeve të gazetarit të tyre nga vendi i ngjarjes.

Siç bëhet e ditur, në këtë vend nuk ka mbetur më asnjë ushtar i KFOR-it.

Pas largimit nga Ujmani, KFOR-i ka vazhduar patrullimet në rrugën kryesore në Zubin Potok, si dhe vëzhgimin e situatës me helikopterë në veri të vendit, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme në liqenin e Ujmanit ishin stacionuar nëntë automjete ushtarake të forcave amerikane.

Siç edhe ishte bërë e ditur përmes një komunikate, një veprim i tillë ishte i planifikuar dhe se nuk kishte për qëllim marrjen në kontroll të Liqenit të Gazivodës

Exit mobile version