Ballina Auto Kia Soul “fluturon” pasi goditet nga rrota që shkëputet nga Chevrolet Silverado...

Kia Soul “fluturon” pasi goditet nga rrota që shkëputet nga Chevrolet Silverado – kamera në Tesla filmon aksidentin si në filma

Një aksident rrëqethës është filmuar në rrugët e Los Angeles, që ngjajnë me skenat e filmave aksion të Hollywood-it.

Kamera e vendosur brenda një veture Tesla filmoi momentin, kurse rrota e përparme e një Chervrolet Silverdado del nga vendi dhe e godet një veturë tjetër që ishte pranë dhe po lëvizte me shpejtësi. Bëhet fjalë për Kia Soul, transmeton Telegrafi.

Soul pa goditjes “katapultohet” në ajër, e më pas bie pingul me kulm dhe në fund rrota që u shkëput dhe e goditi përfundon mbi të.

Videoja është publikuar në Twitter, kurse shoferi i Tesla që e filmoi ngjarjen pretendon se shoferi i Soul ka dalë nga vetura dhe se nuk ka pësuar lëndime të rënda.

Gjithashtu është bërë e ditur se vetura e Tesla ishte aktivizuar në auto-pilot, dhe se kishte bërë një manovër për të shmangur rrotën apo pjesët e veturës së dëmtuar.

Exit mobile version