Kina censuron OBSH-në

Censura kineze u tregua e shpejtë për të bllokuar debatin në internet mbi strategjinë ”zero Covid-19”, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kritikoi qasjen drakoniane të kërkuar nga udhëheqja komuniste për të luftuar koronavirusin e ri.

Kina, ekonomia e fundit e madhe që ka një qasje kaq të pakompromis antipandemike, po përballet me valën më të keqe të infektimeve që nga kriza e Wuhan-it, mbi dy vjet më parë, të nxitur më pas nga varianti Omicron.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus i kishte kërkuar Pekinit të ndryshonte kursin duke vënë në dukje se qasja “nuk do të jetë e qëndrueshme” përballë varianteve të reja të karakterizuara nga përhapja e shpejtë.

Një veprim që kishte nxitur debatin në internet dhe nxiti censurën e Great Firewall të vepronte dhe të bllokonte kërkimet – për shembull në lidhje me hashtagët #Tedros# dhe #who# në platformën e mediave sociale Weibo dhe Twitter në dialektin mandarin.

Ndërsa përdoruesit e aplikacionit të mesazheve WeChat nuk ishin në gjendje të shpërndanin artikuj mbi këtë temë nga llogaritë zyrtare të OKB-së.

Në Shangai, zemra financiare e Kinës me 26 milionë banorë, një bllokim është lehtësuar vetëm pjesërisht, pavarësisht 1 500 rasteve të regjistruara dje.

Qyteti pa bllokadën e shërbimit të metrosë për herë të parë që nga shpërthimi i krizës duke nxitur më tej zemërimin për izolimin e pafund shtëpiak dhe vështirësitë me furnizimet ushqimore dhe nevojat themelore.

Megjithatë, analistët vunë në dukje se strategjia ”zero Covid-19” është e rrënjosur në legjitimitetin politik të Partisë Komuniste Kineze duke vështirësuar çdo ndryshim strategjik të papritur. /atsh