Kina tha se është “e shqetësuar” për shkak të konfliktit në Siri dhe bëri të ditur se është e gatshme të bëjë përpjekje për të parandaluar rritjen e mëtejshme të tensioneve, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian në një konferencë për media në Pekin deklaroi se “Kina është thellë e shqetësuar nga situata në verilindje të Sirisë”.
“Mbështesim ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe stabilitetit të Sirisë. Si mike e Sirisë, Kina është e gatshme të bëjë përpjekje efektive për të parandaluar rritjen e mëtejshme të tensioneve”, tha Lin.
– Luftimet në Halep dhe Idlib
Mes forcave të regjimit të Asadit dhe grupeve të armatosura kundër regjimit, më 27 nëntor filluan luftime në periferinë perëndimore të qytetit Halep në veri të Sirisë.
Grupet e armatosura kundër regjimit më 27-28 nëntor përparuan me shpejtësi nga periferia perëndimore e Halepit drejt qendrës së tij dhe më 30 nëntor morën nën kontroll një pjesë të madhe të qendrës së tij.
Edhe më 30 nëntor grupet e armatosura morën qytezën Khan Shaykhun dhe siguruan kontrollin në të gjithë Idlibin.
