Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kina kërkon nga SHBA lirimin “e menjëhershëm” të Maduros dhe një zgjidhje...

Kina kërkon nga SHBA lirimin “e menjëhershëm” të Maduros dhe një zgjidhje përmes negociatave

Ministria e Jashtme e Kinës

Ministria e Jashtme e Kinës ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara duhet të lirojnë menjëherë presidentin venezuelas, Nicolas Maduro, dhe bashkëshorten e tij, dhe të zgjidhin situatën në Venezuelë përmes dialogut dhe negociatave.

Në një njoftim të publikuar në faqen e saj zyrtare, ministria thekson se SHBA duhet të sigurojë gjithashtu sigurinë personale të Maduros dhe bashkëshortes së tij, duke e cilësuar deportimin e tyre si një shkelje të së drejtës dhe normave ndërkombëtare.

Deklarata e Pekinit vjen pas reagimeve ndërkombëtare të shumta për operacionin amerikan ndaj Venezuelës, duke kërkuar zgjidhje paqësore dhe respekt për sovranitetin e vendit. /mesazhi

Exit mobile version