Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kinë, 8 të vdekur nga zjarri në dy rrokaqiej

Kinë, 8 të vdekur nga zjarri në dy rrokaqiej

Të paktën 8 persona humbën jetën nga zjarri në dy ndërtesa banimi në Kinë, njoftuan sot mediat shtetërore, transmeton Anadolu.

Incidentet e zjarrit u raportuan në provincën veriore Shanxi të Kinës të dielën dhe të hënën, duke rezultuar në vdekjen e 8 personave dhe plagosjen e 23 të tjerëve.

Sipas të përditshmes kineze “Global Times”, dy ndërtesa të veçanta banimi në qytetin Luliang morën flakë.

Në një ndërtesë shumëkatëshe ku jetonin 128 persona, zjarri shpërtheu në orët e vona të së hënës ndërsa tri raste fatale u konfirmuan mëngjesin e sotëm.

Në një incident tjetër në qarkun Linxian, zjarri përfshiu një ndërtesë 32-katëshe, duke marrë pesë jetë njerëzish të dielën.

Exit mobile version