Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kisha e Francës do të dëmshpërblejë viktimat që janë abuzuar seksualisht nga...

Kisha e Francës do të dëmshpërblejë viktimat që janë abuzuar seksualisht nga anëtarët e klerit katolik

Peshkopët Francezë kanë vendosur të shesin një pjesë të pasurive të tyre të paluajtshme për të kompensuar fëmijët që janë abuzuar seksualisht nga anëtarët e klerit katolik që nga viti 1950. Zyrtarët e lartë kanë qënë në presion të vazhueshëm pas publikimit të hetimit që tronditi botën.

Ata kanë marrë përgjegjësinë institucionale të Kishës për agresionet seksuale ndaj të miturve nga pjesëtarë të Kishës katolike.

Kujtojmë se hetimi është kërkuar nga vetë Kisha Katolike Franceze që në vitin 2018. Për të gjetur shifrat dhe të dhënat, janë përfshirë prokuroritë, gjykatat, policitë dhe anëtarë të Kishës të cilët kanë folur me viktima të abuzimit por edhe me dëshmitarë. Sauve, një nëpunës i lartë civil, tha se deri në fillim të viteve 2000, Kisha Katolike kishte “treguar një indiferencë të thellë dhe madje mizore ndaj viktimave”.

Sipas hetimit, rreth 330 mijë fëmijë kanë qenë viktima të abuzimit nga anëtarët e klerit katolik në Francë që nga viti 1950.

Komisioni gjeti dëshmi për një minimum prej 2,900 deri në 3,200 të abuzuarish nga gjithsej 115,000 priftërinj dhe klerikë të tjerë. Raporti i cili është gati 2,500 faqe, thotë se shumica dërrmuese e viktimave ishin djem para-adoleshentë nga një larmishmëri prejardhjesh sociale. “Kisha Katolike, pas rrethit të familjes dhe miqve mban përhapjen më të lartë të dhunës seksuale,” thuhet në raport.

Zbulimet kanë nisur të trondisin vetë qytetarët në Francë. Ndërsa ekspertët thonë se shumica e rasteve janë të vëshitra për tu trajtuar për shkak të ligjit, por edhe për shkak të abuzuesve që tashmë janë në një moshë shumë më të vjetër. /tiranapost

Exit mobile version