“Koalicioni arab kryen sulme ajrore në 3 qytete në Jemen”

Rebelët Houthi të mbështetur nga Irani, pretenduan se koalicioni arab në udhëheqjen e Arabisë Saudite ka kryer sulme ajrore në 3 qytete në Jemen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në kanalin televiziv Al Masirah të Houthi-ve, forcat e koalicionit kanë ndërmarrë 23 sulme ajrore në qytetin Marib.

Në lajm thuhet se 6 sulme janë kryer në aeroportin ndërkombëtar Taiz në jugperëndim të vendit dhe 6 sulme ajrore në qytetin Sade në kufi me Arabinë Saudite.

Teksa nuk është dhënë informacion nëse ka apo jo humbje të jetëve në bombardimet ajrore, bëhet e ditur se edhe nga koalicioni arab nuk është bërë ende ndonjë deklaratë lidhur me pretendimet.

Në Jemen ku prej një kohe të gjatë dominon destabiliteti politik, që nga shtatori i vitit 2014 rebelët Houthi të mbështetur nga Irani mbajnë nën kontroll disa rajone të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Ndërsa forcat e koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani ofrojnë mbështetje për qeverinë e Jemenit kundër rebelëve Houthi. /aa