Fshati palestinez Sinjil, i ndodhur në verilindje të Ramallahut në Bregun Perëndimor të pushtuar, është sulmuar për herë të dytë brenda javës nga kolonë izraelitë, njofton organizata izraelite për të drejtat e njeriut Yesh Din.
Sipas Yesh Din, kolonët kanë sulmuar fshatin duke djegur shtëpi dhe pemë bujqësore. Një video e publikuar nga organizata tregon pamje të dhunës dhe zjarreve të qëllimshme. Organizata gjithashtu akuzon forcat izraelite për ndihmë të drejtpërdrejtë gjatë sulmit të mëparshëm, duke hedhur gaz lotsjellës ndaj banorëve palestinezë që përpiqeshin të fiknin zjarrin. Si pasojë e sulmit, një banor palestinez humbi jetën.
“Ushtria izraelite e mundëson këtë dhunë dhe pengon shërbimet emergjente të hyjnë në zonë,” deklaroi Yesh Din, duke shtuar se sulmet lidhen me ngritjen e një “posti” të ri kolon në afërsi të fshatit.