Komandanti i KFOR-it pret zyrtarin e lartë të forcave aleate në Napoli, flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, është takuar sot në Prishtinë me Ndihmës Shefin e Shtabit për Operacione të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Kundëradmiralin Brian T. Mutty.

Takimi është zhvilluar në bazën kryesore të KFOR-it, në Kampin Film City, në Prishtinë.

“Ata shkëmbyen pikëpamjet mbi trendët e fundit të sigurisë, përfshirë aktivitetet e KFOR-it në mandatin e OKB-së dhe mbështetjen e tij ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes” Kosovës dhe Serbisë, tha KFOR-i në një postim në X.