Komandanti i Forcave Tokësore të Ushtrisë së Iranit, gjenerali Ali Jahanshahi akuzoi Komandën Qendrore të SHBA-së për fshehje të humbjeve, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetin social amerikan X, Jahanshahi tha: “Komanda Qendrore e SHBA-së ka censuruar rëndë shifrat për ushtarët amerikanë të vrarë. Ne rekomandojmë që brenda 24 orëve të ardhshme, familjet e personelit ushtarak amerikan të dislokuar në rajon të kontaktojnë fëmijët e tyre. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”.
Këto deklarata vijnë mes spekulimeve në rritje për mundësinë e një operacioni tokësor të SHBA-së në konflikt.
