Ballina Sport Futboll Kombëtarja e Kosovës niset për në Suedi, synon të marrin rezultat pozitiv

Kombëtarja e Kosovës niset për në Suedi, synon të marrin rezultat pozitiv

Dardanët nesër do të zhvillojnë një ndeshje shumë të vështirë.

Kosova do të jetë mysafirë e Suedisë në ndeshjen që luhet nesër nga ora 18:00, shkruan lajmi.net.

Futbollistët kosovar tashmë janë nisur për Stokholm, ndërsa atmosfera në ekip është shumë e mirë në prag të ndeshjes më suedezët.

Dardanët sonte në orën 18:00 do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes në stadiumin “Friends Arena” në Solna.

Nga ora 17:30 trajneri Bernard Challandes një nga lojtarët dardan do të flasin në konferencën zyrtare për media para përballjes me Suedinë.

Kosova momentalisht renditet në pozitën e katër në grupin B të kualifikimeve me katër pikë, ndërsa Suedia është e dyta me nëntë pikë.

Ekipi ynë do të synojnë që të shkaktoj befasi dhe të marr të paktën një pikë në këtë transfertë shumë të vështirë në Suedi. 

Exit mobile version