Ballina Sport Futboll Kombëtarja kuqezi stërvitet në stadiumin ku triumfoi mbrëmë, në darkë arrin në...

Kombëtarja kuqezi stërvitet në stadiumin ku triumfoi mbrëmë, në darkë arrin në Shqipëri

Kombëtarja po kryen stërvitjen e parë për ndeshjen me Anglinë. Kuqezinjtë janë shfaqur në stadiumin ku triumfuan mbrëmë kundër Andorrës me rezultatin 0-1.

Në videon e publikuar në “YouTube” në faqen zyrtare të FSHF-së, vihen re lojtarët në fushë së bashku me Silvinjon dhe Zabaletën.

Kuqezinjtë duken më të relaksuar dhe të lumtur për arritjen historike në “play off”-in e Botërorit.

Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë pasdite drejt Tiranës ku do pritet me entuziazëm të madh nga tifozët kuqezi.

Nesër në orën 17:00, trajneri Silvinjo dhe një lojtar do të dalin para mediave në konferencën për shtyp të ndeshjes ndaj Anglisë ndërsa në orën 18:00 do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në “Air Albania”.

Exit mobile version