Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Drejtoria për Sport ka implementuar projektin e ndërtimit të gjashtë këndeve të lodrave dhe dy fushave sportive.
Këto investime do të kapin vlerën prej 341,717.45 euro dhe sipas Ahmetit do të vendosen në lagje të ndryshme të kryeqytetit, njofton Klan Kosova.
Vendet ku do të bëhet ky projekt janë:
Afër Shkollës Fillore “Iliria” – kënd i lodrave
Afër Shkollës Fillore “Ismail Qemaili” – kënd i lodrave
Afër Shkollës Fillore “ Zenel Hajdini” – kënd i lodrave
Në lagjen Dardania – kënd i lodrave
Në lagjen e Universitetit mbrapa ndërtesës së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë – kënd i lodrave dhe fushë sportive
Në lagjen Lakërishte mbrapa ProCredit Bank – – kënd i lodrave dhe fushë sportive
“Sporti, loja dhe aktivitetet fizike janë të domosdoshme për zhvillimin mendor e fizik, qysh në fëmijërinë e hershme! Fëmijët janë ata që gëzohen shumë për projekte të tilla! Prandaj, gëzuar fëmijë! ❤️”, ka shkruar Ahmeti.