Ballina Lajmet Kosovë Komuna e Prishtinës: Po intervenohet në 7 raste të vërshimeve, ekipet janë...

Komuna e Prishtinës: Po intervenohet në 7 raste të vërshimeve, ekipet janë në terren

Kushtet e pafavorshme atmosferike kanë shkaktuar vërshime edhe në Komunën e Prishtinës, ka bërë të ditur Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.

Sipas njoftimit zyrtar, ekipet emergjente janë angazhuar që nga orët e hershme të mëngjesit dhe aktualisht po ndërhyjnë njëkohësisht në shtatë raste të ndryshme në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në këto intervenime po marrin pjesë Brigada Profesionale e Zjarrfikësve, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Drejtoria e Investimeve Kapitale, Ndërmarrja Gjelbër, si dhe kompanitë kontraktuese të Komunës së Prishtinës.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve, si dhe të raportojnë çdo situatë emergjente përmes numrave pa pagesë: 0800 122 33 dhe 0800 122 44.

Exit mobile version