Koncepti Aircar që mund të definojë të ardhmen e automjeteve fluturuese, prototipi pritet të vijë në vitin 2024

Një projektues italian ka ri-imagjinuar të ardhmen e automjeteve fluturuese me mjetin e tij konceptual fluturues 4×4.

Krijuar nga Pierpaolo Lazzarini në studiot e tij të dizajnit, Aircar nuk do të dukej i pavend në serinë e fundit të Star Wars.

Aircar mundësohet nga motorët e aeroplanëve Rolls-Royce që i mundësojnë të fluturojë nëpër qiell me shpejtësi mbresëlënëse.

Duke i lejuar udhëtarët të shmangin trafikun rrugor të ngarkuar thjesht duke fluturuar mbi tokë, aeroplani reaktiv 4×4 është gjashtë metra i gjatë dhe është projektuar për të bartur një pilot dhe tre pasagjerë.

Automjeti i përbërë nga fibra karboni do të thotë se është ultra i lehtë, derisa ata motorë aeroplanësh Rolls-Royce mund të rrotullohen në drejtime të ndryshme në varësi të mënyrës që dëshironi të shkoni – duke ndihmuar me stabilitetin dhe manovrimin e përgjithshëm.

I mundësuar nga karburanti i aeroplanit, Aircar mund të lëvizë me një shpejtësi maksimale të vlerësuar prej 750 kilometra në orë me një distancë prej 3,200 kilometrash.

Ajo që është më e veçanta me këtë automjet është se, për shkak të sistemit të tij të motorit 4×4, ai mund të kthehet dhe të lëvizë shpejt në lartësi dhe shpejtësi të ndryshme.

Për momentin Aircar mbetet vetëm një koncept automjeti fluturues, ndonëse krijuesi po synon ta lansojë prototipin në vitin 2024.