Konfirmohen dy ndeshje tjera miqësore të Kosovës, shumica e lojtarëve do të jenë nga Superliga

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës, ku u diskutuan çështje të ndryshme.

Ndër çështjet që u diskutuan ishin edhe ndeshjet miqësore të Kosovës që i luan në qershor.

Dy ndeshjet e para miqësore ndaj San Marinos dhe Kazakistanit do të luhen në kryeqytet me datë 1, përkatësisht 4 qershor.

Pas këtyre dy ndeshjeve, Kombëtarja e Kosovës do të udhëtojë në Antalia të Turqisë, e përbërë kryesisht me futbollistë të Superligës së Kosovës, ku do të zhvillojë dy ndeshjet tjera miqësore ndaj Komorosit dhe Gambisë.

Ky do të jetë padyshim një mundësi e artë për shumë futbollistë të Superligës së Kosovës që të tregojnë kualitetet e tyre.

“KE diskutoi edhe për ndeshjet miqësore të Kombëtares A dhe FFK-ja ka arritur pajtueshmëri që më 1 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” ta zhvillojë një ndeshje me Kombëtaren e San Marinos, ndërsa më 4 qershor me Kombëtaren e Kazakistanit po ashtu në kryeqytet.  Ndërkaq, më 5 qershor Kombëtarja A e përbërë kryesisht me futbollistë të Superligës udhëton në Antalia për një kamp disa ditorë dhe në program do të ketë zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore me Kombëtaren Komorosit dhe të Gambisë” – thuhej në deklaratën e Federatës së Futbollit të Kosovës.