Ballina Lajmet Kongresistët myslimanë për herë të parë shtruan iftar në Kongresin amerikan

Kongresistët myslimanë për herë të parë shtruan iftar në Kongresin amerikan

Anëtarët myslimanë të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin e SHBA-ve, Ilhan Omar, Andre Carson dhe Rashida Tlaib, kanë shtruar iftar në Kapitol, selinë e Kongresit, me rastin e muajit të Ramazanit.

Programi i organizuar në partneritet me Asociacionin e Juristëve Myslimanë është regjistruar si iftari i parë i organizuar ndonjëherë në Kongresin Amerikan.

Krahas shumë anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve, në iftar morën pjesë edhe shumë punonjës të Kongresit.

“Është mjaft e rëndësishme të kuptohet se sa historik është ky iftar”, tha Tlaib, përfaqësuesja muslimane nga Michigan-i në fjalën e saj para iftarit.

Rashida Tlaib, se komuniteti myslimanë po shënjestrohet padrejtësisht për të nxitur frikë dhe promovuar urrejtje, shkruan New York Times.

“Ky aktivitet është ngritja në këmbë e një komuniteti që është ndier i padukshëm për një kohë të gjatë. Ne shënjestrohemi padrejtësisht për të nxitur frikë dhe për të promovuar agjendën e urrejtjes. Këtë natë, ne tregojmë sërish se jemi të përkushtuar ndaj drejtësisë, inkluzivitetit dhe ndjenjës së përkatësisë”, theksoi Tlaib.

Exit mobile version