Kongresistja amerikane Ilhan Omar kërcënohet me vdekje

Ilhan Omar

Ilhan Omar, e cila u quajt terroriste nga republikania Lauren Boebert, pretendoi se kishte marrë një regjistrim zanor që përmbante kërcënime dhe fyerje.

Pas incidentit që zuri menjëherë kreun e rendit të ditës në SHBA, Omar dhe Boebert realizuan një bisedë telefonike.

Omar pretendoi se Boebert nuk i ka kërkuar falje plotësisht gjatë bisedës dhe se pas telefonatës asaj i është dërguar një audioregjistrim që përmban një kërcënim me vdekje. Ajo e ndau regjistrimin në fjalë edhe me gazetarët.

Pas konferencës për shtyp, mbështetja e Omarit erdhi nga kongresistja demokrate, Alexandria Ocasio-Cortez, anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve e zgjedhur nga distrikti 14. kongresional i Nju-Jorkut.

Ocasio-Cortez akuzoi kuadrot udhëheqëse të Partisë Republikane për heshtje ndaj këtyre kërcënimeve duke pretenduar se brenda kësaj force politike që adopton retorikën raciste, ka një strukturë të ngjashme me Ku Klux Klanin. /shenja