Konjufca në Hagë takon Jakup Krasniqin e Pjetër Shalën: Besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ndodhet sot në Hagë, ndërsa ka takuar ish kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe ish-pjesëtarin e UÇK-së, Pjetër Shala.

Në një postim të këshilltarit të Konjufcës, bëhet e ditur se kryeparlamentari sot ka takuar Krasniqin e Pjetër Shalën, ndërsa pas drekës do ta takojnë Rexhep Selimin.

“Kurse nesër ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, e poashtu edhe të dënuarit nga shoqata e veteranëve të luftës Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare të popullit tonë në krye me UÇK-në.

Sikundër jemi të bindur se adresa e krimeve barbare dhe gjenocidit mbi popullin tonë është Serbia agresore, e pandëshkuar deri më tani.

Të bashkuar me njëri tjetrin mbrojmë historinë e vendit tonë”, shkruan ai.

Lidhur me këtë vizitë, kryeparlametari Konjufca ka thënë se këtë vizitë po e bëjnë me qëllim që të shohin nga afër sesi po trajtohen ish-krerët e UÇK-së.