Ballina Lajmet Kosovë Konjufca takon shefin e OSBE-së në Kosovë, i premton reformim të sistemit...

Konjufca takon shefin e OSBE-së në Kosovë, i premton reformim të sistemit zgjedhor

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të martën ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Sipas njoftimit të Zyrës për media të Kuvendit të Kosovës, në takim, ndër të tjera, është diskutuar për punën e legjislativit dhe janë shkëmbyer pikëpamje edhe në lidhje me procesin e reformës zgjedhore.

“Kryetari Konjufca, pasi e falënderoi ambasadorin Davenport për mbështetjen e deritashme të Kuvendit nga ana e Misionit të OSBE-së, theksoi se një ndër prioritetet kryesore të kësaj legjislature është reformimi i sistemit zgjedhor dhe shprehu përkushtimin për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version