Konsumimi i më shumë se dy pije të gazuara në ditë mund të dëmtojë veshkat

Në verë është e natyrshme që dikush të dëshirojë pije të ftohta dhe me sheqer. Por sipas studimeve, konsumimi i dy ose më shumw pijeve të gazuara në ditë mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve kronike të veshkave. Këto pije janë shoqëruar me rrezikun e prodhimit të gurëve në veshka, përveçse rrisin rrezikun e obezitetit.

Sipas hulumtimit të botuar në revistën Kidney International, përqendrimet e larta të HFCS në pije të gazuara mund të rrisin nivelet e acidit urik. Për të hequr këtë acid nga gjaku juaj, veshkat tuaja duhet të punojnë më shumë.

Pirja e më shumë se një pije të gazuar në ditë rrit ndjeshëm rreziku i sëmundjes kronike të veshkave në krahasim me njerëzit që konsumonin më pak.

Pijet e gazuara të ëmbëlsuara artificialisht, pavarësisht se nuk përmbajnë sheqer, kanë qenë të lidhura me dëmtimin e veshkave.