Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kontrolli rutinë në aeroportin italian zbulon vrasësin shqiptar

Kontrolli rutinë në aeroportin italian zbulon vrasësin shqiptar

Një shqiptar është arrestuar në Itali për llogari të autoriteteve shqiptare sepse Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 20 vjet heqje lirie nën akuzën e vrasjes.

Mediat fqinje raportojnë se 37-vjeçari kishte shkuar me pushime në Stamboll për një javë dhe në momentet që ka zbritur në aeroport, policia italiane ka ushtruar kontroll rutinë ndaj tij mëngjesin e së dielës.

Shqiptari pritej në aeroport nga bashkëshortja e tij italiane. Çifti jetonte në Itali prej 11 vjetësh me dokumente të rregullta. Agjentët i kanë kërkuar atij një kontroll normal, siç bëhet me të gjithë pasagjerët që vijnë nga Turqia. Në këto momente, ai i ka dorëzuar një dokument që e identifikonte si shtetasin A.H., 38 vjeç,  me shtetësi kosovare, por pas kontrollit të detajuar u shfaqën identitete të tjera që ai i kishte ndërruar ndër vite. Në një prej emrave që ai kishte patur më parë, rezultonte si një person i kërkuar nga Interpoli.

Policia e çoi në komisariatin e aeroportit dhe i morën shenjat e gishtërinjve: baza e të dhënave siguroi një emër, moshë dhe shtetësi të ndryshme. Në fakt u zbulua se bëhej fjalë për shtetasin K. D., 37 vjeç me origjinë shqiptare. Ai kërkohej nga Interpol që prej vitit 2004 dhe se në bitin 2008, Gjykata e Tiranës e ka dënuar në mungesë me 20 vjet burg për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje, raporton gazetarja e “Shqip”, Silvana Muça.

Exit mobile version