Numri i të rinjve të Koresë së Jugut me diploma universitare 4-vjeçare që kanë qenë të papunë për më shumë se gjashtë muaj ka arritur pikën më të lartë në 13 muaj, transmeton Anadolu.
Siç raporton agjencia e lajmeve Yonhap, statistikat zyrtare tregojnë se muajin e kaluar 119 mijë individë raportuan se ishin të papunë për më shumë se gjashtë muaj pavarësisht se në mënyrë aktive kërkonin punë, duke shënuar numrin më të lartë në katër vjet.
Derisa shkalla e papunësisë afatgjate qëndroi pak mbi 100 mijë gjatë pandemisë COVID-19 në vitet 2020 dhe 2021, ajo ka qenë më e ulët që atëherë para se të rritet përsëri muajin e kaluar.
Nga 658 mijë të papunë në të gjithë vendin muajin e kaluar, 18,1 për qind ishin të papunë në periudhë afatgjate.
Përkatësisht u prekën 35 mijë persona në të 20-at dhe 30-at e tyre me të paktën një diplomë 4-vjeçare, numër më i lartë që nga shtatori i vitit të kaluar kur ishte 36 mijë.
Edhe pse numri i të rinjve të klasifikuar si “në pushim” (që nuk kërkojnë aktivisht punë) është ulur, ekspertët theksojnë se çështja e mos përputhjeve të punës për të rinjtë me arsim të lartë mbetet e pazgjidhur.







