Të paktën tre komandantë të ligjit ushtarak u pezulluan nga detyra në Korenë e Jugut sot, në atë që duket të jetë një hap për kontrollin e dëmeve nga presidenti Yoon Suk Yeol, transmeton Anadolu.
Ministria e Mbrojtjes e vendit tha se komandanti i Komandës së Mbrojtjes së kryeqytetit, Lee Jin-woo, komandanti i Komandës së Luftës Speciale, Kwak Jong-geun, dhe komandanti i Komandës së Kundërzbulimit të Forcave të Armatosura, Yeo In-hyeong, janë pezulluar nga detyra.
Të gjithë ata janë me gradën gjenerallejtënant, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap. Treshja akuzohet për vendosjen e trupave në Parlament të martën kur Yoon shpalli sundimin e ushtrisë në vend.
Por, vendimi i tij u anulua pasi ligjvënësit e opozitës nxituan në Parlament dhe 190 prej tyre votuan kundër hapit të Yoonit.
Kim Yong-hyun, i cili u shkarkua nga posti i ministrit të Mbrojtjes të enjten, mori përgjegjësinë për veprimin e ndërprerë, të quajtur si “vetë-grusht shteti” nga partia kryesore opozitare, Partia Demokratike.
Park An-su, i cili u emërua komandant i ligjit ushtarak, ka dhënë gjithashtu dorëheqjen, e cila mbetet “nën shqyrtim” në Ministrinë e Mbrojtjes.
Yoon do të përballet me një votim shkarkimi në Parlament të shtunën dhe policia ka hapur gjithashtu hetime kundër tij për tradhti.