Koreja e Veriut rivendos komunikimet me Jugun

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un njoftoi rivendosjen e linjave të komunikimit me Korenë e Jugut në fillim të tetorit.

”Vendimi i Kim erdhi pas një fjalimi në seancën e dytë të Asamblesë Supreme Popullore të Koresë së Veriut të mbajtur sot”, raportoi media shtetërore e Koresë së Veriut KCNA.

Kim donte që linjat të restauroheshin si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar marrëdhëniet dhe për të ndërtuar paqen në Gadishullin Korean.

Kim gjithashtu e përdori fjalimin për të kritikuar atë që ai e quajti ”përkushtim servil të Koresë së Jugut ndaj SHBA-së” dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm të ngushtë ushtarak të këtyre dy vendeve.

Ai akuzoi autoritetet e Koresë së Jugut për një qëndrim “konfrontues” ndaj Koresë së Veriut dhe tha se “SHBA mbeten plotësisht të pandryshuara në bërjen e kërcënimeve ushtarake dhe ndjekjen e një politike armiqësore ndaj saj”.

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut rihapën kanalet e komunikimit midis qeverive dhe ushtrisë në fund të korrikut, pasi ato u ndërprenë në mënyrë të njëanshme nga Koreja e Veriut vitin e kaluar për shkak të tensioneve të reja. /atsh