Koreja e Veriut teston raketën e re “hipersonike”

Bëhet e ditur se Koreja e Veriut bëri testimin e një rakete të re “hipersonike”.

Sipas agjencisë qendrore të lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA), raketa e quajtur “Hwasong-8” dje u testua me sukses.

Me “Hwasong-8”, Koreja e Veriut për herë të parë ka përgatitur për përdorim “llambën e karburantit”, e cila siguron lëvizje më të shpejtë dhe më efektive për këto armë.

Analisti i Koresë së Veriut, Ankit Panda përdorimin e llambës së karburantit e cilësoi si “një arritje të rëndësishëm” nga aspekti i sistemeve të mbrojtjes.

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut bëjnë të ditur se kjo raketë e re do të kontribuojë në armët “strategjike” të vendit dhe është “një nga 5 sistemet më të rëndësishme të armëve të reja”.

Kështu Koreja e Veriut brenda një muaji bëri 3 testime të raketave. /trt