Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Koronavirusi në Kore Veriore mund të jetë ‘shumë më vdekjeprurës’ sesa në...

Koronavirusi në Kore Veriore mund të jetë ‘shumë më vdekjeprurës’ sesa në Kinë

Koreja e Veriut nuk ka raportuar asnjë rast të vetëm të koronavirusit pasi shpërthimi u zbulua për herë të parë në Kinën fqinje në fund të dhjetorit. Por ekspertët e shëndetit thonë se infeksionet mund të mos zbulohen në vendin e varfër – ku një shpërthim mund të jetë “shumë më vdekjeprurës”.

Virusi, i njohur si COVID-19, ka infektuar 75,000 njerëz dhe ka vrarë më shumë se 2,000. Ai është përhapur në vende fqinje duke përfshirë fqinjin jugor të Pyongyang, Korenë e Jugut, i cili ka raportuar më shumë se 100 raste.

Por gazeta zyrtare Rodong Sinmun, duke cituar qeverinë të martën, këmbënguli se nuk kishte raste të konfirmuara deri më tani në vendin me 25 milion. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e mbështeti atë deklaratë në të njëjtën ditë, me një zyrtar të lartë që u thoshte reporterëve në Gjenevë “nuk ka sinjale e as indikacione” të koronavirusit në Korenë e Veriut.

Ndërkohë, media shtetërore tregoi imazhe të punëtorëve të veshur me kostume mbrojtëse që dezinfektojnë hapësirat publike dhe ndërmarrin programe në të cilat punonjësit e shëndetësisë edukuan publikun mbi rreziqet e virusit.

Dhe në përpjekje për të kufizuar përhapjen e virusit, diktatori Kim Kim Jong Un ka ndaluar në mënyrë efektive të gjitha fluturimet dhe trenat drejt Kinës dhe ka izoluar të gjithë të huajt, përfshirë diplomatët dhe punonjësit e ndihmës, në një karantinë mujore – dy herë më shumë se gjatësia e imponuar nga shumë vende të tjera.

Koreja e Veriut ka mbyllur gjithashtu kufirin e saj tokësor të gjatë 1.500 km me Kinën, një vend që përbën rreth 90 përqind të tregtisë me Pyongyang, dhe Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq ka dërguar 500 vullnetarë në zonat kufitare për të ndihmuar në kontrollimin e infeksioneve. /Mesazhi/

Exit mobile version