Ballina Lajmet Kosovë Kosova firmos në Beograd marrëveshjen për roamingun mes vendeve të Ballkanit Perëndimor

Kosova firmos në Beograd marrëveshjen për roamingun mes vendeve të Ballkanit Perëndimor

Kosova sot ka firmosur në Serbi marrëveshjen rajonale mbi uljen e çmimeve të roamingut për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në Samitin e dytë Digjital, që po zhvillon punimet në Beograd të Serbisë, është nënshkruar marrëveshja për heqjen e çmimeve të shërbimit të romingut ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pjesë e kësaj marrëveshjeje është edhe Kosova. Në Beograd, po merr pjesë një delegacion, që po kryesohet nga ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka, i cili e ka nënshkruar këtë pakt.

Tarifa e romingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e një shteti përdorin në një shtet tjetër.Këto tarifa, zakonisht janë dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikimin brenda një shteti, raporton rel.

Kohë më parë, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kishte thënë se vendosja e taksës doganore nga Qeveria e Kosovës, ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, nuk ka ndikuar në tregtinë ndërmjet Serbisë dhe Bosnjës, por ka rrezikuar të gjitha marrëveshjet rajonale, të cilat janë planifikuar të nënshkruhen.

Marrëveshja e romingut pritet të zbatohet në tërësi në korrikun e vitit 2021, kurse reduktimet në uljen e tarifave pritet të nisin nga 1 korriku i këtij viti.

Exit mobile version