Ballina Lajmet Kosovë Kosova merr statusin e anëtarit të asociuar në AP të NATO-s, Osmani:...

Kosova merr statusin e anëtarit të asociuar në AP të NATO-s, Osmani: NATO është fati i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit të Kosovës, nga vëzhgues në anëtar të asociuar të kësaj organizate.

Ajo përmes një shkrimi në “X” ka thënë se “NATO është fati i Kosovës dhe kjo lëvizje do të sigurojë që zëri i njerëzve më pro NATO-s në Tokë të dëgjohet”.

“Mirënjohës për të gjithë anëtarët që votuan në favor të ngritjes së statusit të Kosovës në atë të një anëtari të asociuar. NATO është fati i Kosovës dhe kjo lëvizje do të sigurojë që zëri i njerëzve më pro NATO-s në Tokë të dëgjohet”, ka thënë Osmani në platformën ‘X”.

Exit mobile version