Ballina Sport Futboll Kosova niset drejt Sllovenisë, Celina mungon shkaku i lëndimit

Kosova niset drejt Sllovenisë, Celina mungon shkaku i lëndimit

Kombëtarja e Kosovës është nisur drejt Sllovenisë, për ndeshjen e së dielës në kuadër të Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’ kanë udhëtuar nga aeroporti i Tiranës, dhe me ekipin nuk do të jetë trajneri Bernard Challandes, i cili ka rezultuar pozitiv në testimet e fundit.

Me ekipin nuk do të jetë as mesfushori Bersant Celina, shkaku i një lëndimi, shkruan lajmi.net.

Celina është kthyer në Prishtinë, dhe do të përgatiten për ndeshjen me Moldavinë, që luhet në ‘Fadil Vokrri’ më 18 nëntor.

Përndryshe, Kosova sot do të zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Slloveninë, e cila luhet të dielën me fillim nga ora 20:45.

Përballjen e parë mes tyre në Prishtinë e pati fituar Sllovenia me rezultat 2:1.

Exit mobile version