Ballina Lajmet Kosovë KQZ certifikon sot rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve

KQZ certifikon sot rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve

Komisioni Qendror Zgjedhor bën sot certifikimin e rezultateve përfundimtarre të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.

Elezi deklaroi se gjatë ditës së sotme do të mbahet mbledhja e radhës, ndërsa në rend të ditës është certifikimi i rezultateve përfundimtare të balotazhit nga zgjedhjet lokale, transmeton lajmi.net.

Në vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor, të datës 20 nëntor, nuk janë përfshirë vetëm rezultatet për Komunën e Dragashit.

Mbledhja do të fillojë me fillim nga ora 13:30.

Exit mobile version