Ballina Lajmet Kosovë KQZ mban sot mbledhjen e radhës – Certifikohet lista e votuesve për...

KQZ mban sot mbledhjen e radhës – Certifikohet lista e votuesve për zgjedhjet e 12 tetorit

Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në rendin e ditës, parashihet se ndër të tjera gjatë mbledhjes së KQZ-së do të certifikohet lista e votueseve për zgjedhjet e 12 tetorit.

Mbledhja nis nga ora 15:00, ndërsa më poshtë gjeni rendin e plotë të ditës:

1.Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes Nr.51, 52, 53 dhe 54/2025;
Këshillat e KQZ;
3.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore

3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për përcaktimin e formulës së këshillave të vendvotimeve për Zgjedhjet Lokale 2025

3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për përcaktimin e formulës se ekipeve te numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit

3.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për caktimin e numrit maksimal të votuesve në vendvotime për Zgjedhjet Lokale 2025

3.1.4. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për caktimin e numrit të vendvotimeve në qendrat e votimit me kusht për Zgjedhjet Lokale 2025

3.1.5. Certifikimi i Listës së Votuesve për Zgjedhjet Lokale 2025

3.1.6. Shqyrtimi dhe miratimi i numrit të fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen për Zgjedhjet Lokale 2025

3.1.7. Shqyrtimi dhe miratimi i përmbajtjes dhe dizajnit final të fletëvotimeve dhe broshurave të kandidatëve për Zgjedhjet Lokale 2025

3.1.8. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për mbikëqyrjen e procesit të shtypjes së fletëvotimeve, broshurave dhe listës së votuesve për Zgjedhjet Lokale 2025

Exit mobile version