Ballina Lajmet Kosovë KQZ merr sot vendim për Kurtin dhe 46 kandidatët tjerë që kanë...

KQZ merr sot vendim për Kurtin dhe 46 kandidatët tjerë që kanë probleme me ligjin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Aty do të vendoset për certifikimin e partive politike bashkë me listat e kandidatëve, shkruan lajmi.net.Kësisoj, KQZ siç ka njoftuar mbrëmë Valdete Daka në një debat, do të vendosë për fatin e kandidimit të kreut të VV-së, Albin Kurti dhe 46 personave të tjerë të cilët kanë probleme me ligjin.

Vendimi për certifikimin e tyre apo jo meret me shumicën e votave të anëtarëve të KQZ-së.Nëse për çfarëdo arsye anëtarët mungojnë sot apo vazhdimisht, pra nëse ka mungesë kuorumi për t’i shtyer përpara mund të ndodhë paralizimi i procesit dhe në këtë formë KQZ-së i pamundësohet organizimi i zgjedhjeve në afatin e parashikuar.

Exit mobile version