Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Krejt çka pati për t’i thënë Zonjës së Parë: “Dukesh në formë...

Krejt çka pati për t’i thënë Zonjës së Parë: “Dukesh në formë të mirë” VIDEO

Donald Trump e ka përshëndetur Zonjën e Parë franceze Brigitte Macron, duke i thënë se ajo duket “mjaft në formë”.

Pasi qëndruan së bashku me presidentin francez Emanuel Macron, Trump dhe gruaja e tij kaluan çaste së bashku, por ajo që lë përshtypje është përzgjedhja e fjalëve për zonjën Macron.

“Ju jeni në formë shumë të mirë,” i tha Trump zonjës Brigitte. Ai pastaj u kthye tek burri i saj, Emmanuel, duke i thënë “e bukur”.

Presidenti francez dhe gruaja e tij kanë një diferencë prej 24 vitesh, dhe zonja Brigitte nuk e ka fshehur faktin që është më shumë se dy dekada më e moqme se i shoqi. Ndërkohë Trump poashtu ka të njëjtën diferencë moshe me Zonjën e parë Melanian, e cila është 24 vite më e re se bashkëshorti.  /MESAZHI/

Exit mobile version