Kremlini ka konfirmuar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërkoi nga homologu i tij rus, Vladimir Putin, të ndalojë sulmet në Ukrainë për një javë për shkak të motit jashtëzakonisht të ftohtë, transmeton Anadolu.
“Në të vërtetë, presidenti Trump i bëri kërkesë personale presidentit Putit që të përmbahet nga sulmet ndaj Kievit për një javë, deri më 1 shkurt, në mënyrë që të krijohen kushte të favorshme për negociata”, u tha gazetarëve Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.
Peskov nuk pranoi të tregojë nëse Putini është dakord me kërkesën, duke u shprehur: “Nuk kam asgjë për të shtuar në atë që tashmë është thënë”.
Dje, presidenti Trump gjatë një takimi të kabinetit tha se ai “kërkoi personalisht” nga homologu i tij rus të mos qëllojë mbi Kievin dhe qytete të tjera ukrainase për shkak të kushteve të motit “jashtëzakonisht të ftohtë”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy më vonë në rrjetet sociale falënderoi presidentin Trump, duke njoftuar se çështje u diskutua gjatë bisedimeve në kryeqytetin Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe më 23 dhe 24 janar.
Sot më herët, Zelenskyy u tha gazetarëve se Ukraina është e gatshme të ndërpesë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse nëse Moska vepron në të njëjtën mënyrë, por theksoi se nuk ka pasur dialog ose marrëveshje të drejtpërdrejtë midis Kievit dhe Moskës për këtë çështje.
