Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kreu i UNRWA-s përshëndet votimin e Asamblesë së Përgjithshme për rinovimin e...

Kreu i UNRWA-s përshëndet votimin e Asamblesë së Përgjithshme për rinovimin e mandatit të agjencisë

Philippe Lazzarini, drejtori i UNRWA-s, ka mirëpritur votimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që rinovoi mandatin e agjencisë deri në qershor 2029, duke thënë se vendimi “reflekton solidaritetin e gjerë të njerëzve në mbarë botën” me refugjatët palestinezë.

Rezoluta, e cila vlerëson rolin e UNRWA-s në mbështetjen e refugjatëve palestinezë, u miratua me 151 vota pro, 10 kundër dhe 14 abstenime, sipas një deklarate të OKB-së. Kundër votuan Argjentina, Fixhi, Hungaria, Izraeli, Maqedonia e Veriut, Palau, Papua Guinea e Re, Paraguai, Tonga dhe Shtetet e Bashkuara.

Izraeli dhe SHBA-ja kanë bërë përpjekje të mëdha për të çmontuar UNRWA-n gjatë luftës së Izraelit në Gaza, duke e akuzuar agjencinë se mbështet Hamasin.

Sipas analistëve, sulmet ndaj UNRWA-s – ofruesi kryesor i ndihmave humanitare dhe shërbimeve për palestinezët në Rripin e Gazës – janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të kufizuar të drejtat e refugjatëve palestinezë. /mesazhi

Exit mobile version