Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kreu i UNRWA-s: Sistemi i ndihmave në Gaza është një kurth vdekjeje

Kreu i UNRWA-s: Sistemi i ndihmave në Gaza është një kurth vdekjeje

Kreu i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), Philippe Lazzarini, e ka quajtur shpërndarjen e ndihmave të udhëhequr nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) një “kurth vdekjeje”.

Ai tha se sistemi aktual, nën rrethimin izraelit, i detyron mijëra njerëz të uritur dhe të dëshpëruar të ecin dhjetëra kilometra drejt zonave të shkatërruara nga bombardimet e rënda të ushtrisë izraelite.

Lazzarini bëri thirrje që Izraeli të heqë bllokadën dhe të lejojë akses të sigurt dhe të pakufizuar për Kombet e Bashkuara, për të parandaluar urinë masive në Rripin e Gazës.

Pamje të rënda nga vrasjët tek pikat e ndihmës:

https://twitter.com/SuppressedNws/status/1929263685991608457

Exit mobile version