Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kriza me rrymë, institucionet italiane ndalin dritat për të kursyer

Kriza me rrymë, institucionet italiane ndalin dritat për të kursyer

Në situatë të vështirë me energjinë elektrike është edhe Italia. Kryetarët e Romës dhe Firencës në veprim të koordinuar të enjten mbrëma, kanë ndalur të gjitha dritat e bashkive dhe muzeve më modestë me qëllim që të kursehet energjia elektrike dhe të shmangen faturat e shtrenjta.

Dy qytetet italiane kanë thënë se janë solidarizuar me qytetarët dhe bizneset që po vuajnë nga faturat e larta të energjisë elektrike.

Qytetet kanë deklaruar se ishte e pamjaftueshme ndihma e qeverisë për të përballuar borxhin kolektiv prej 550 milionë eurove në koston vjetore të energjisë prej 1.8 miliardë eurove.

Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se çmimi i energjisë elektrike është ngritur për 30 për qind, duke shtyrë qytetet që të kursejnë buxhetin ose t’i ndërpresin shërbimet publike.

Kryeministri italian, Mario Draghi, gjatë kësaj jave ka përmendur vendosmërinë e qeverisë për të marrë më shumë masa kundër faturave të larta të energjisë elektrike.

Amvisëritë janë para ngritjes rekorde të çmimit prej 55 për qind, ndërkaq në tre muajt e parë fatura e përdorimit të gazit ishte 42 për qind më shtrenjtë. /koha

Exit mobile version