Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kroaci, gjashtë të vdekur dhe dëme të konsiderueshme nga tërmeti i fuqishëm

Kroaci, gjashtë të vdekur dhe dëme të konsiderueshme nga tërmeti i fuqishëm

​Të paktën gjashtë persona vdiqën sot për shkak të tërmetit të fuqishëm që tronditi Kroacinë qendrore, duke shkaktuar panik, rrafshuar shtëpi dhe zhytur një qytet të tërë në errësirë.

Lokaliteti i Petrinjas dhe rrethinat e tij ishin vendet që u prekën më rëndë nga tërmeti me madhësi 6,4 ballë i shkallës Rihter, që u ndie gjithashtu edhe në vendet fqinje, madje edhe në Vjenë.

“Kërkimi për të mbijetuarit në rrënoja vazhdon”, njoftoi sot në mbrëmje Ministria e Brendshme.

Sipas policisë kroate, një vajzë e re u vra në Petrinja dhe pesë persona të tjerë në fshatin afër Glinës.

Rreth 20 persona janë plagosur, gjashtë prej tyre në gjendje të rëndë.

Energjia elektrike vazhdon të jetë e ndërprerë në Petrinja.

Në sheshin kryesor, disa ndërtesa janë shkatërruan plotësisht.

Gati 20 000 banorët po përgatiten të kalojnë natën jashtë nga frika e tronditjeve të mundshme.

Zyrtari i BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic, që pritet të mbërrijë në vend nesër, ka planifikuar shpërndarjen e çadrave të dimrit, shtretërve dhe dyshekëve të gjumit, si edhe të kontejnerëve që mund të përdoren si vende strehimi.

Exit mobile version