Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kroaci, kompania japoneze Nipro investon 13 milionë euro në një uzinë të...

Kroaci, kompania japoneze Nipro investon 13 milionë euro në një uzinë të re

Kompania e prodhimit të pajisjeve mjekësore, Nipro Corporation Japan, tha se do të investojë 100 milionë kuna (13.6 milionë dollarë/13.3 milionë euro) në një fabrikë të re të paketimit të qelqit për industrinë farmaceutike, në Kroaci.

Një fabrikë e re që do të prodhojë ampula qelqi dhe shishe për paketimin e barnave, u përurua në periferi të Zagrebit, në Sesvete, tha në faqen e saj të internetit dega e Nipro-s, Nipro PharmaPackaging.

Nipro operon një tjetër fabrikë për paketimin e qelqit farmaceutik në Sesvete, të cilën e bleu për një shumë të pazbuluar vitin e kaluar, nga fondi i kapitalit privat me fokus në Europën Juglindore, Blue Sea Capital.

Fabrika e re pritet të nisë prodhimin deri në fund të vitit dhe të krijojë 50 vende pune, njoftoi transmetuesi televiziv shtetëror kroat HRT. /monitor

Exit mobile version