Kryediplomatët e vendeve të BE-së arrijnë konsensus për sanksionimin e Grupit Wagner

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka bërë të ditur se kryediplomatët e vendeve anëtare të bllokut kanë arritur një marrëveshje politike për të sanksionuar kompaninë mercenare ruse, Grupin Wagner, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne trajtuam përfshirjen e mundshme të Grupit Wagner. Kishte konsensus për të vazhduar përpara për të marrë masa kufizuese kundër këtij grupi”, u tha Borrell gazetarëve pas takimit të kryediplomatëve të vendeve të BE-së.

Borrell shpjegoi se vendimi fillimisht duhet të përgatitet në nivel teknik duke formuar një listë të njerëzve dhe subjekteve që synonin.

Masat kundër Grupit Wagner përfshin një regjim më të gjerë të sanksioneve për të cilat kryediplomatët e vendeve të BE-së ranë dakord në përgjigje të krizës në Mali të Afrikës Perëndimore.

Departmenti i Mbrojtjes i SHBA-së kompaninë private mercenare e konsideron një forcë përfaqësuese të shtetit rus.

Grupi Wagner është vendosur që nga vitit 2014 në Krime dhe në lindje të Ukrainës.

Sipas raportimeve, ata kanë ndërhyrë edhe në luftën siriane, si dhe në konfliktet e Libisë, Sudanit, Malit dhe Republikës së Afrikës Qendrore.

Gjatë vizitës së tij në Moskë javën e kaluar, ministri i Punëve të Jashtme i Malit, Abdoulaye Diop, mohoi se qeveria e tij ka nënshkruar një kontratë me një kontraktor ushtarak privat rus.

Mali ka qenë në trazira politike dhe të sigurisë që nga viti 2012, duke u bërë një strehë e sigurt për terrorizmin ndërkombëtar.

Në vitin 2020, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se 2 mijë mercenarë të Grupit Wagner që luftonin në Libi në mbështetje të kryekomandantit puçist, Khalifa Haftar, që ka luftuar qeverinë legjitime të Libisë dhe ka minuar përpjekjet për paqe dhe unitet në vend. /aa