Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryediplomati i EBA-së dhe kreu i partisë izraelite Ra’am diskutuan për Gazën

Kryediplomati i EBA-së dhe kreu i partisë izraelite Ra’am diskutuan për Gazën

Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan dhe udhëheqësi i Listës së Përbashkët (Ra’am), partisë së palestinezëve izraelitë, Mansur Abbas diskutuan për zhvillimet në Gaza, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të EBA-së WAM, Al Nahyan dhe Abbas u takuan në kryeqytetin Abu Dhabi dhe diskutuan mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme, thellimin e krizës humanitare dhe përpjekjet për armëpushim në Rripin e Gazës.

Ministri i Jashtëm i EBA-së, Al Nahyan theksoi rreziqet e rritjes së tensioneve në rajon dhe tha se duhet të shtohen përpjekjet rajonale dhe ndërkombëtare për të parandaluar rritjen e dhunës.

Duke theksuar se përkeqësimi i situatës humanitare në Gaza kërkon zgjidhje urgjente dhe rëndësinë e dërgimit të më shumë ndihmave humanitare në Gaza, Al Nahyan potencoi mbështetjen e EBA-së për popullin palestinez.

Kryediplomati i EBA-së tha se një paqe gjithëpërfshirëse e bazuar në zgjidhjen me dy shtete të çështjes palestineze është e rëndësishme për stabilitetin rajonal.

Exit mobile version